#oranews
Një konflikt i vjetër pronësie dyshohet se është shkaku kryesor i vendosjes së tritolit në banesën e Vasillaq Stavro, ngjarje për të cilën është shpallur në kërkim një 58-vjeçar. Përplasjet mësohet se kanë nisur pas blerjes së apartamentit që ishte sekuestruar nga banka.
Një konflikt pronësie dyshohet se është shkaku i vendosjes së lëndës eksplozive. Burimet kanë bërë të ditur se të njëjtës familje i është vendosur edhe më parë lëndë eksplozive si dhe i është djegur një automjet. Po ashtu saktësohet se konflikti ka lindur pas blerjes së apartamentit që ishte I sekuestruar prej një banke të nivelit të dytë.
Ngjarja ka shkaktuar panik dhe frikë te banorët.
"Një zhurmë e madhe. Më tha dhe çuni ka plasur një zhurmë e tmershme"
Shpërthimi i tritolit dyshohet se është kryer me telekomandë, dhe për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim Arben Bardhin, i cili akuzohet për shkatërrim të pronës me eksploziv.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:00 të së enjtes ndërsa edhe një familje në katin e tretë u bllokua brenda nga shpërthimi i fuqishëm, për të cilët u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ti hapur derën.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/identifikohet-autori-i-vendosjes-se-tritolit-ne-nje-banese-prane-vasil-shantos
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz