Vazhdon përplasja Fuga-Gjinushi lidhur me reformimin e Akademisë së Shkencave. Ditën e sotme Politikani dhe akademiku Skënder Gjinushi i cili është në krye të grupit të punës që po harton projektligjin për reformimin e Akademisë së Shkencave foli për mediat ku njoftoi për datën e zgjedhjeve dhe 15 vendet e lira të krijuara nga vakancat reformuese. Nga ana tjetër Akademik Artan Fuga ka ankimuar vendosjen e datës së zgjedhjeve pa u vënë në fuqi ligji i ri për Akademinë e Shekncave.
"Akademia e shkencave ka ndërmarrë prej kohësh një reformim të vetin. Asambleja këto ditë konstatoi se akademia ka kryer shumë mirë misionin e vet duke miratuar dy projektligje atë për reformimin e akademisë dhe atë për kërkimin shkencor. Vendimet e Gykatës bëjnë që Akademia të këtë tashmë në dispozicion 15 vende të lira për akademikë të rinj. Përzgjedhja e tyre do bëhet në bazë të formimit dhe arsimit të tyre.
Akademik nuk të bën asambleja por puna 30 apo 40-vjeçare pranë qendrave të kërkimit publik apo privat. Gjykata rregulloi atë që ligji synonte.
Akademia do vazhdojë rrugën e saj. Ofron bashkëpunime me këshillin e ministrave më qëllim realizimin e reformës për shkencën. Gjërat duhet të jenë të konsoliduara në një ligj. Tani kemi vendosur një standard europian.
Zgjedhjet do të mbahen me 24 maj, për shkak se kanë mbaruar mandaet dhe për shkak të vakancës që i hapën rrugën reformave. Zgjedhjet do bëhen me atë ligj që është në fuqi në kohën kur mbahen zgjedhjet. Për sa kohë është në fuqi në ligj ai zbatohet.
Bëjmë një reformë të standardit europian, hapen dhe vende të reja të cilat plotësohen në bazë të sanksioneve europiane. Pyetjes se si do të zgjidhet ngëçi i krijuar, Gjinushi iu përgjigj duke thënë se zgjdihet me pak streçing dhe shmpirje", deklaroi Gjinushi
Ndërkohë Akademik Artan Fuga i është drejtuar Ministres së Arsimit Besa Shahini me një letër ku ankimon procesin zgjedhor pranë Akademisë së Shkencave. Sipas tij po tentohet të bëhet një proces i paligjshëm që tenton ta kthejë akademinë pas. Ai denoncon vendimin e Asamblesë së Akademisë së Shkencave për të mbajtur zgjedhje për drejtuesit e saj, pa u miratuar ende ligji i ri në Kuvend bashkë me statutin dhe rregulloret e reja.
ZONJËS BESA SHAHINI, MINISTRE E ARSIMIT, RINISË DHE SPORTEVE
ZOTIT ENGJËLL AGAÇI, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Tiranë, më 27.02.2019
Mbi gjendjen në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe të procesit të rithemelimit të saj
1. ME ÇFARË STATUSI JU DREJTOHEM?
Po ju drejtohem nisur nga fakti i të qenurit anëtar i Akademisë të Shkencave, e cila me një sërë vendimesh të Asamblesë të saj, marrë në dhjetorin e vitit 2017 dhe në vazhdim, ka pranuar zyrtarisht nevojën e reformimit nëpërmjet një kuadri të ri ligjor.
Gjithashtu, nisem nga fakti që prej vitesh kam ngritur nevojën e reformimit të këtij institucioni publik në gjendje të vajtueshme, si pasojë e një drejtimi krejt joprofesional dhe të paaftë. Sipas kërkesës zyrtare dhe publike, që edhe platforma e para...