Ora News - Thaçi pro korrigjimit të kufijve: Nuk cënohet territori i Kosovës

2019-03-01 0

#oranews

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përsëritur qëndrimin e tij për korrigjim të kufijeve me Serbinë, pa cënuar territorin e Kosovës.

Në Samitin e Diasporës, ai nënvizoi se nuk do të lejojë për asnjë rrethanë dhe asnjë çmim shkëmbimin e territoreve por vetëm korrigjimit të kufijve.

Gjatë fjalës së tij, e cila u prit me ovacion dhe duartrokitje, Thaçi tha se territori i Kosovës nuk mund të cënohet, pa shkelur mbi trupin e tij.

Thaçi: Shkëmbimi i territoreve kurrë nuk do të ndodhë. Për shkëmbim territoresh kam folur dhe më herët. Shkëmbimi i territoreve është pazar dhe askush nuk do bëjë pazar me kauzën kombëtare.

Ndarja e Kosovës, pa shkelur mbi trupun tim nuk do të mund ta cënojë kush 1 milimetër territorin e Kosovës.

Askush nuk mund ta cënojë as Trpecën, as Mitrovicën, as Ujmalin dhe asnjë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.

Për ndarje të Kosovës dhe ekzagjerime termave të tilla dhe ata që flasin sot janë ata që kanë ndihmuar Sllopodan Milloshevicin, janë miqtë e Radoncicit, të cilët i kam dëbuar nga Kosova.

Në anën tjetër korrigjimi i kufijve, po. Nuk ka njeri në botë që m a mohon angahzimin tim për realizimin e aspiratës të drejtave legjitime të Preshevës, Medvegjës, Bujanovcit për bashkangjitje me territorin e Kosovës pa cënuar territorin e Kosovës.

Po ashtu Thaçi tha se është kundër idesë për krijimin e një Unioni Ballkanik.

Thaçi: Në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk do lejojmë të qarkullojë si ide, edhe pse unë jam dashamirës i diskutimit të ideve, por këto ide duhet të ndërpriten. Ideja e ndonjë unioni ballkanik, është cënim i kombit tonë. Ideja për një union ballkanik është rikthim prapa për Kombin tonë. Unioni i Kosovës, por edhe i Kombit Shqiptar është unioni i BE, NATO dhe miqësia e përjetshme me SHBA.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/thaci-nuk-do-lejojme-shkembimin-e-territoreve-por-korrigjimit-te-kufijve

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz