#oranews #360grade #saliberisha
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se pavarësisht se e ka artikuluar fillimisht djegien e mandateve, nuk ka ndikuar tek drejtuesit e opozitës.
Pjesë nga biseda:
Beti Njuma: Ju keni qenë i pari që keni artikuluar djegien e mandateve...
Berisha: Është e vërtetë që unë e kam artikuluar në një moment. Për mua dramatik për Parlamentin, të papërsëritshëm, të turpshëm, në një moment që po bëhej gjithçka për të zgjedhur Edi Ramën kryeprokuror qoftë me 69 vota dhe unë mendova se këtu është një Parlament diktatorial.
Njuma: Pas dy vjetësh kush e hodhi këtë ide?
Berisha: Unë kam qenë! Nuk e mohoj! Por një gjë të them, nuk jam unë që e kam nxitur. Disa herë nga ajo kohë, po të ishte për vendim timin personal e digjja, por nuk doja të ndikoja tek të tjerët. Kam pasur zero ndikim tek liderët e opozitës. Unë di të vetëpërmbahem, por nuk kam dashur t'u imponoj atyre një vendim që e di sa i rëndë është.
Ndiqni emisionin LIVE këtu: https://youtu.be/SDSd4jnKQjM
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID