Një shpërthim me eksploziv ka tronditur Tiranën mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në një banesë pranë gjykatës së Tiranës.
Saktësisht shpërthimi ka ndodhur te pallati i gjyqtarëve në rrugën ?Mihal Popi? në banesën e Vasil Stavros, i cili ka qenë shënjestër e atentatit.
Tritoli ka qenë vendosur në katin e dytë, në derën e banesës, ndërsa shpërthimi ka qenë i fortë, por fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale.
Pas njoftimit nga banorët e zonës policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet.