Nderkombetaret rrezojne kauzen dhe mjetet e opozites

2019-03-01 0

Parlamenti Europian ka rrëzuar kauzën dhe mjetet e opozitës për të shpallur ilegjitime qeverinë dhe Parlamentin e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. Blerja e votave përmes parave të krimit ishte edhe teza mbi të cilën Lulzim Basha dhe aleatët e tij ndërmorën vendimin ekstrem për djegien e mandateve. Por 7 eurodeputetët pas takimeve që zhvilluan me përfaqësues të politikës, thanë prerazi se rastet sporadike të blerjes së votave nuk cënojnë legjitimitetin e qeverisë.

"Zgjedhjet janë të njohura, janë pranuar dhe duhet aderuar në institucione. Unë nuk mendoj se rastet e izoluara kanë ndikim në rezultatet e zgjedhjeve".

"Kjo është çështje për gjykatat dhe jo për Parlamentin, në vendin tim kështu funksionon. Parlamenti është zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Nuk kemi dyshim që ky parlament do të vazhdojë rrugëtimin e vet, ndoshta edhe me anëtarë të rinj".

Të drejtë Lulzim Bashës në kauzën e tij nuk i dhanë as përfaqësuesit e Partisë Popullore Europiane në delegacion.

Cristian Preda: "Unë kam qenë vëzhgues në zgjedhje dhe përfundimet tona ishin se zgjedhjet shkuan mirë dhe nuk mund të themi pas një viti e gjysmë që zgjedhjet nuk ishin të mira. Kur e dëgjoj këtë nga disa parti dhe ata thonë që përfundimet e bëra nga zyrtarët europianë nuk janë korrekte mërzitem sepse ne kemi ekspertizën dhe përvojën më të mirë në botë që respektohet në të gjithë botën. Për mua është çudi që të dëgjoj politikanët shqiptarë që zgjedhjet në 2017 kanë qenë të këqija nuk di çfarë do të thotë kjo gjë. Ju lutem respektoni rezultatet e zgjedhjeve dhe bëni punën".

Poshtë hodhën edhe kushtin e opozitës për krijimin e një qeverie tranzitore. Sipas përfaqësuesve të Parlamentit Europian, edhe kjo kauzë e Lulzim Bashës nuk i shërben integrimit Europian të Shqipërisë.

Free Traffic Exchange