Çështja e sigurisë së ashensorëve, edhe pse më pak e diskutuara vazhdon të jetë më problematikja. Jo pak herë ashensorët kanë qenë problematikë, duke bërë që qytetarët të jenë mjaft të ekspozuar ndaj incidenteve. Rasti më i fundit u shënua para pak ditësh në "Don Bosko", pasi ashensori i një ndërtese u shkëput, ndërsa brenda në të ndodhej një vajzë 24-vjeçare.
Por e njëjta situatë paraqitet edhe në ashensorët e disa prej pallateve në kryeqytet. Problematikat që vërehen më së shumti lidhen me mungesën e kontrolleve shtetërore, supervizimin e përgjegjshëm dhe mbarëvajtjen e tyre.
Qytetarët: ?Ashensorët nuk funksionojnë, nuk e dimë pse nuk na kanë informuar. Prej dy javësh nuk punojnë edhe pse paguajmë për mirëmbajtjen?.
Një tjetër problematikë që evidentoi Report Tv gjatë vëzhgimit të bërë, është dhe fakti që në kabinën e ashensorit nuk ka asnjë të dhënë. Mungojnë të dhënat e kompanisë që i ka instaluar dhe i mirëmban, dhe sa persona duhen të qëndrojnë në ashensor.
Për ashensorët dhe komponentët e sigurisë së tyre është ngarkuar ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Kërkuam informacione për këtë problematikë, por zëdhënësja e kësaj ministrie Violeta Shqalsi na la në pritje, me argumentin se për të informuar, për të qenë transparent apo ndërgjegjësuar qytetarët duhet tu drejtohemi me shkresë zyrtare.
Kompetencat per sigurine e ashensoreve i ngarkohen Ministrise se Ekonomise dhe Financave.