#oranews
Vendimin e opozitës për të djegur mandatet dhe për të nisur protestat, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka quajtur vetëvrasje politike.
Madje Taulant Balla ka drejtuar gishtin nga ish-kryeministri Sali Berisha, si regjisori politik i një situate që po dëmton imazhin e Shqipërisë, madje duke i kujtuar atij dhe vitin 1997.
Balla: Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë persona përgjegjës për një dëmtim të rëndë të imazhit të Shqipërisë me dhunën e 16 shkurtit. Ato pamje që rikthyen në mendjen e shqiptarëve ngjarjet e rënda të 1997, të cilat po ashtu kanë për autorësi Sali Berishën.
Puna e parlamentit dhe e qeverisë do të vijojë të funksionojë edhe pa opozitën pasi sipas Ballës ato janë legjitime pasi janë zgjedhur me votat e popullit.
Balla: Vetëvrasjen politike të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk e ka mbështetur askush dhe nuk ka për ta mbështetur askush. Ne kemi detyrën që ti qëndrojmë strikt dhe besnik mandatit që na dha populli i nderuar i Belshit. Mandati i 25 qershorit ishte referendum.
Në takimin me socialistët në Belsh, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste i kujtoi opozitës se ndërkombëtarët mbështesin qeverinë dhe jo opozitën.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/balla-thote-se-berisha-dogji-opoziten-skenat-e-16-shkurtit-si-ato-te-97-es
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz