http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Më 28 shkurt të 2018-ës, në portin e Durrësit, në një kontenier me banane që vinte nga Kolumbia, autoritetet kapën 613 kg kokainë.Por kur kanë kaluar 1 vit nga sasia rekord e drogës së sekuestruar ndonjëherë në Shqipëri, hetimet duket se kanë ngelur në vend numëro. Përveç shoferit të kamionit Armando Pezaku dhe menaxherit të firmës që priste ngarkesën, Donaldo Lushaj, askush tjetër nuk ka përfunduar në pranga. Arbër Çekaj pronari i firmës ? Arbri Garden ? i arrestuar në maj në një provincë të Dyseldorfit, vijon të mbahet nga autoritetet në Gjermani, dhe mosekstradimi i tij në Shqipëri ka çuar në udhëkryq hetimet.Në kohën kur u kap kokaina që do transportohej në një magazinë në Maminas, policia dyshonte se ishte porositur nga disa grupe kriminale dhe më pas do shpërndahej në vendet e Bashkimit Europian. Dosja në Shqipëri po hetohet nga task forca qendrore e operacionit ? Forca e ligjit ? dhe prokuroria e krimeve të rënda ndërsa zyrtarët e lartë të policisë federale gjermane që mbërritën në Tiranë tetorin e kaluar, kërkuan që Çekaj të hetohet atje. Kjo për shkak të disa rasteve të tjera të trafikimit ku dyshohet se ai është i implikuar.Sipas burimeve gjatë kësaj kohë hetuesit gjermanë kanë shkëmbyer letër porosi me homologët shqiptarë mbi deklarimet e dhëna nga Çekaj ndërkohë që përmes ministrisë së drejtësisë është kërkuar ekstradimi i tij, por ky vendim i takon drejtësisë gjermane.