http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i është drejtuar gjatë kësaj të enjteje Gjykatës së Krimeve të Rënda ku është njohur me akuzat e prokurorisë.Tahiri ashtu si çdo herë u shoqërua nga avokati I tij mbrojtës, Maks Haxhia.Por pas njohejes me akuzat, Tahiri tha para mediave se ai është personi I dytë në Shqipëri pas Aldo Bares që akuzohet për krijim të grupit të strukturuar kriminal ndërsa nuk nguroi ta cilësonte organin e akuzës si të komanduar.?Akuza ishte më e rëndë. Ishte trafik droge krijim i grupit të strukturuar kriminal kryerja e veprave penale si grup i strukturuar kriminal. Pas Aldo Bares jam i dyti me këtë akuzë. Nuk kam ndonjë surprizë të madhe prokuroria e komanduar siç e nisi e bitisi.?