Vuçiç: Medvegja është e Serbisë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-03-01 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Çështja e korrigjimit të kufijëve mes Kosovës dhe Serbisë duket se ka hedhur sërish pikëpyetje mbi diskutimet.Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se Medvegja është pjesë e Serbisë dhe se do të vijojë të mbetet e tillë.Deklaratën Vuçiç e bëri gjatë një vizite në Medvegjë, ku theksoi gjithashtu se qeveria po planifikon që të rrisë investimet në këtë zonë.?Kam dëgjuar histori nga Prishtina se Medvegja do të bëhet pjesë e tyre, por unë mund t?ju them se Medvegja është në Serbi dhe do të jetë gjithmonë pjesë e saj. Ne planifikojmë të shtojmë investimet në këtë rajon. Ne duam që fëmijët tuaj të jetojnë në standartet që gëzojnë të gjithë fëmijët në vendet e zhvilluara të botës?Por Vuçiç krahas kësaj deklarate nuk I kurseu as akuzat në drejtim të Prishtinës zyrtare për taksën 100% të vendosur ndaj mallrave serbe.Ai tha se politikanët shqiptarë janë të papërgjegjshëm dhe se po ua vështirësojnë jetën serbëve të Kosovës.

Free Traffic Exchange