Veliaj prezanton projektet transformuese në kryeqytet - News, Lajme - Vizion Plus

2019-03-01 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Për herë të parë kryeqytetit priti Forumin Ndërkombëtar të Arkitektëve dhe të Inxhinierëve. Kryebashkiaku Veliaj, pas një prezantimi të projekteve infrastrukturore në kryeqytet, theksoi se Tirana po përjeton një periudhe ndryshimi.?Tirana e Re në vitet e ardhshme do të jetë në anën tjetër, atje ku ndodhet Bulevardi i Ri. Kemi bërë sheshin ?Skënderbej?, Pazarin e Ri, dy projekte që janë vlerësuar me çmime të rëndësishme ndërkombëtare. Por, pyetja është: Cila është sfida më e vështirë arkitekturore? Për mua, nuk është infrastruktura masive, por 10 centimetrat në kokën tonë. Kjo është hapësira më e vështirë, që duhet të ndryshojmë. Shumë prej nesh e mendojnë transformimin vetëm në termat e elementëve të hapësirës fizike, ndërkohë që duhet të ndryshohet mentaliteti?Veliaj i ka cilësuar të shëndetshme diskutimet mbi projektet transformuese te realizuara apo te nisura në kryeqytet.?Është e shëndetshme të kesh një debat për propozimin e Bjarke Ingels për teatrin. Është e shëndetshme të kesh një debat për projektin thuajse të përfunduar të Casamontit për Stadiumin. Është e shëndetshme të kesh një debat për Pyllin Orbital të Stefano Boerit, për të parë se cila është mënyra më e mirë për të ecur përpara?, tha ai, ndërsa solli si shembull edhe debatet që u bënë fillimisht me ndërtimin e këndit të lojërave në Parkun e Madh të Liqenit, i cili sot është një histori suksesi që u pasua nga 43 kënde të tjera lojërash në lagje të ndryshme të kryeqytetit.?Forumin ndërkombëtar i Arkitektëve dhe i Inxhinierëve do te ketë 11 takime këtë vit ne gjithë Europën.

Free Traffic Exchange