Basha: I qëndrojmë kërkesave tona - News, Lajme - Vizion Plus

2019-02-28 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se djegia e mandateve është një sakrificë e opozitës për demokracinë.Nga Shkodra ku zhvilloi një takim me strukturat, Basha tha për mediat se kërkesat e opozitës janë të qarta dhe se nuk do të ketë asnjë dialog me qeverinë.Ai tha se opozita është e vendosur në rrugën e saj për krijimin e një qeverie tranzitore dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.Basha deklaroi se në Europë shkohet me zgjedhje të lira e të ndërshme dhe jo duke bashkëqeverisur me krimin.I pyetur në lidhje me deklaratat e delegacionit të PE për rinisje të dialogut politik, Basha e evitojë përgjigjen duke pranuar të mos I komentonte.

Free Traffic Exchange