Delegacioni i Parlamentin Evropian i dha një goditje të fortë opozitës shqiptare në të treja shtyllat e saj për të rrëzuar qeverinë Rama. Djegia e mandateve dhe dhuna në protesta, është një vendim që cënon integrimin e Shqipërisë - thanë njëzëri përfaqësuesit e delegacionit të PE-së, disa prej tyre anëtarë të Partive Popullore Evropiane, ku vetë Partia Demokratike bën pjesë. Vjedhje të votave?! Kjo kauzë e opozitës me pretendimet se zgjedhjet parlamentare të 2017-ës u bënë përmes shitblerjes së votës, referuar dhe përgjimeve ndja kryebashkiakut Vangjush Dako, sipas europarlamentarëve, nuk qëndron, pasi vetë ata thanë se i kanë vëzhguar zgjedhjet, dhe ato ishin mëse legjitime, korrekte, të njohura dhe të pranuara. E shohin të pakonceptueshme dhe shprehen të mërzitur se si mund të ngrihen dyshime mbi përfundimet e tyre për zgjedhjet.
Cristian Preda i Partive Popullore Evropiane u shpreh se "i ka vëzhguar zgjedhjet e 2017 dhe ishin korrekte".
"Zgjedhjet ishin të lira e të ndershme. Ne kemi qenë vëzhgues dhe kemi ekspertizën më të mirë. Probleme sporadike nuk mund të vendosin në pikëpyetje rezultatet. Dyshimet mbi përfundimet tona më mërzisin pak. Është çudi të dëgjoj nga politikanët tuaj që zgjedhjet e 2017 kanë qenë të këqija", - tha Preda dhe të të njëjtën linjë ishte edhe vetë kryesuesi i delegacionit të Parlamentit Evropian, Tunne Kelam, i Partive Popullore Evropiane,
Kauza e tretë e opozitës është një qeveri tranzitore për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, një pretendim sërish i rrëzuar, Delegacioni i PE-së u shpreh në mënyrë të prerë se parlamenti dhe qeveria janë legjitim.
"Një qeveri tranzitore është e pakuptimtë dhe do të dëmtonte reformat dhe hapjen e negociatave", theksoi raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein.
Raportuesit për Shqipërinë në PE, Kut Fleckenstein, tashmë i ka humbur durimi, siç ai u shpreh, dhe për këtë i referohet një mesazhi të qartë që i ka dhënë kryetarja e LSi-së Monika kryrmadhi, se qëllimi i vetëm i opozitë, është ndërrimi i pushteteve.