Nipi vret gjyshin për 1 milionë lekë në Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-02-28 6

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në Vlorë, ku nipi ka vrarë gjyshin e tij.Viktima me inicialet V.K., 69 vjeç u raportua fillimisht nga i nipi se ishte grabitur me forcë por nga hetimet e kryera nga policia rezultoi se ishte ky I fundi ai që e kishte vrarë pasi I kishte vjedhur 1 milionë lekë.Mëshoet se ishte vetë nipi ai që e kishte dërguar të gjyshin në spital ku kishte deklaruar se e kishin grabitur me forcë dhe se e kishin qëlluar me levë në kokë.  Deklaratë kjo që I nipi e bëri dhe për medait.Por pas ekspertizës rezultoi se ai ishte qëlluar me plumb dhe jo me levë.Pikërisht deklarata e të nipit se ishte grabitur dhe vrarë ngjalli shumë dyshime tek policia, e cila e morri në pyetje.Gjatë marrjes në pyetje i nipi pranoi vrasjen e të gjyshit si dhe tregoi dhe vendin ku kishte fshehur armën e krimit.69 vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Vlorës rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të enjteje.