Eurodeputeti: Në BE lajmet e rreme vijnë nga Kremlini, në Shqipëri nga qeveria dhe opozita

2019-02-28 1

#oranews

Eurodeputeti Cristian Preda i ka kërkuar kryeministri Rama që të bisedojë me opozitën. Gjatë konferencës për shtyp të delegacionit të PE, ai foli për tre çështje kryesore. I kërkoi kryeministri Rama të bisedojë me opozitën, tha se presionet ndaj protestuesve përbëjnë rrezik për destabilizim dhe kërkoi që të ruhet liria e shtypit.

Cristian Preda: Kam tre fjali të thjeshta për të thënë. E para që ju si kryeministër keni një optimist tragjik. Ai vetë e ka shpjeguar dhe vetë e ka përshkuar veten si të tillë dhe na e ka kërkuar që të çelen negociatat me Shqipërinë.

Natyrisht çelja e negociatave vjen nga shtetet anëtarë, ndërsa ne si deputetë të PE e mbështesim çeljen e negociatave, pasi ne dëshirojmë të flasim me Europën.

Është e rëndësishme që përpara qershorit shqiptarët të flasin me njëri-tjetrin. E ftoj kryeministrin që të bisedojë me opozitën. Do të jetë sukses i madh vërtetë në rast se përpara takimit të këshillit në qershor shqiptarët të bisedojnë me njëri-tjetrin, të kryejnë disa biseda së brendshmi

Së dyti ju keni pasur protesta masive, që dolën nga të rinjtë. Është e papranueshme që atyre tu bëhet presion. Disa njerëz janë hequr nga puna, ata janë në listën e zezë për arsye të të drejtës që ushtruan për të protestuar. Është një rrezik i madh për destabilizimin

E treta, liria e shtypit. Ne e kemi diskutuar me gazetarët investigativ dhe kemi dëgjuar se në rast se ne në BE kemi lajme të rremë që vijnë nga Kremlini, këtu lajmet e rreme vijnë nga qeveria, por edhe nga partitë në opozitë. Liria e shtypit është thelbësore, ju lutem respektojeni atë. Ne në Shqipëri se në çdo vend tjetër në Ballkan apo BE, duam një liri të vërtetë të shtypit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/eurodeputeti-preda-rama-te-bisedoje-me-opoziten-jo-presion-protestuesve

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz