Emisioni investigativ "BOOM" në Rtv Ora News solli mbrëmjen e sotme rastin e q" /> Emisioni investigativ "BOOM" në Rtv Ora News solli mbrëmjen e sotme rastin e q"/>
#oranews #boom
Emisioni investigativ "BOOM" në Rtv Ora News solli mbrëmjen e sotme rastin e qytetarit Bedri Alvora, i cili ka punuar në një firmë private i siguruar nga viti 1994 deri në gusht 2013.
Në datën 13 korrik të vitit 2017, Bedriu kryen një ndërhyrje kirurgjikale në zemër dhe më pas mjeket e spitalit i japin një fletë drejtimi për KEMP.
Pasi aplikon për KEMP, i refuzohet me pretendimin se në 5 vjeçarin e fundit nuk ka një vit të plotë sigurimi.
Në përgjigjen e kthyer nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore theksohej se zoti Alvora në 5 vjeçarin e fundit kishte 11 muaj e 14 ditë i siguruar dhe i mungonin 10 ditë sigurim për të përfituar KEMP-in.
Bedri Alvora: Kam punuar në një firmë 19 vjet.I siguruar. Puna ime te firma ka filluar në '94 dhe ka përfunduar në 2013. I kam në librezën e punës. Marrëdhënia ime me këtë firmë është ndërprerë me 7 gusht 2013. Në 2017 bëra një operacion, u shtrova në spital me 13 korrik dhe dola me 8 gusht. Operacionin e kreva në QSUT. Mjekët thanë merr KEMP. Te Sigurimet Shoqërore më thanë që për 14 ditë nuk e merr KEMP-in. Kërkoj të drejtën time, kam punuar 20 vjet, dua pensionin. Më kanë thënë 3 variante, njëherë 16 ditë, njëherë 12 dhe pastaj për 5 ditë nuk e përfitoj KEMP-in.
Pra shtetit nuk i intereson nëse një qytetar paguan 20 vite siguracion, por automatikisht sistemi djeg këdo individ që në 5 vjeçarin e fundit nuk ka një vit sigurim.
BOOM ishte te Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë të Invalidëve. Pas diskutimit me mjekët, ata kërkuan dy ditë kohë për të rishqyrtuar dosjen.
Gazetarja- Ka një kthim pergjigje që penalizohet për 10 ditë që të mos marrë KEMP.
Mjeku: Nuk plotëson kushtin ligjor të KEMP-it ka hyrë në fuqi në janar 2015 që duhet të ketë 12 muaj ditë më ditë të siguruara.
Gazetarja- Në dt13.7 është shtruar ndërkohë që sigurimet i ka paguar deri në gusht .
Mjeku- E shoh se është edhe këtu ka edhe korrikun edhe gushtin. Me KFI më duket se ka një shans ky. Teuta nuk ka marrë KFI shtrimi por ka marrë daljen.
Mjeku 2- Po ta marrim nga shtrimi ne këtu është korrik, 13 korrik.
Gazetarja-Dita e shtrimit doktor është 13.7.2013. Është shumë e thjeshtë me 13.7 fiton, nëse marrim datën e shtrimit.
Mjeku 2- Po, me datën e shtrimit flas, flasim gjithmonë me datën e shtrimit. Këtu bën 12 muaj është në rregull ai.
Mjeku-Është bërë lapsus fillimi i KFI-së.
Mjeku 2- Na e le ne këtë dosje të merremi ne dhe e lëmë një ditë tjetër.
Dhe ashtu siç e la me mjekët, BOOM u rikthye sërish pas dy ditësh te Komisioni. Mjekët i konfirmuan gazetares, Alketa Çeku, se është bërë një lapsus dhe zoti Bedri Alvora ështe përfitues i KEMP-it.
Mjeku- Ne e diskutuam dosjen edhe me këto të financës dhe e plotëson kushtin.Vetëm lapsus. Ne ia kemi dhënë dhe kemi menduar se është në rregull, nuk na shkonte mendja në botë se do të ishte bërë ai gabim. Unë ia kam bërë gati. Nesër ky të vijë të marri letrën. Është komisioni nesër për zemren që do të marri një vendim të ri me korrigjim të KFI-së , e kemi b...