Cakaj vizite zyrtare ne Maqedonine e Veriut

2019-02-27 1

Shqipëria ishte vendi i tretë anëtare e NATO-s që nënshkroi Protokollin për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancë kurse dy vendet do t`i ndajnë përvojat në rrugën drejt BE-së. Këtë e ka deklaruar ushtruesi i detyrës Ministër i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj në konferencën e përbashkët të shtypit me nikoqirin e tij, shefin e diplomacisë së Maqedonisë Nikola Dimitrov.

Ministri i jashtëm Nikola Dimitrov, nga ana e tij ka falënderuar Shqipërinë për ratifikimin e Protokollit për NATO. Ai është shprehur edhe rreth vizioneve të përbashkëta evropiane të dy vendeve, ku pritet që në Samitin e Qershorit të BE-së të konfirmohet vendimi për fillimin e negociatave. U përmendën edhe marrëveshjet e bashkëpunimit mes dy qeverive.

Ministrin në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, zhvilloi një takim edhe me Zv/Kryeministrin Bujar Osmani. Zhvillimet në vend dhe rajon ishin tema të diskutimit.

Ministri Cakaj duke komentuar zhvillimet rreth dialogut Kosovë-Serbi ka theksuar se ideja për korrigjimin e kufijve është çështje e autoriteteve të Beogradit dhe Prishtinës, kurse rreth zhvillimeve politike në Shqipëri dhe protestat e opozitës, ai tha se do të prononcohet kur të kthehet në Tiranë.

Ministri Cakaj ka zhvilluar takime edhe me liderë të partive politike të shqiptarëve në Maqedoni, kurse ka takuar edhe Kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe Kryeministrin Zoran Zaev.

Tv Klan

Free Traffic Exchange