8 te proceduar penalisht pas protestes se opozites

2019-02-27 0

Pas protestës së organizuar nga opozita pasditen e së martës në hyrje të Parlamentit, policia ka proceduar penalishit 20 persona që akuzohen se kanë sulmuar me gurë uniformat blu dhe çanë kordononin mbrojtës të sigurisë.

Identifikimi i protestuesve të dhunshëm është bërë përmes pamjeve filmike. Sipas policisë, deri tani janë shoqëruar 8 nga protestuesit, të cilët pasi u morën në pyetje u lanë të lirë, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 12 të tjerë. Ata akuzohen për veprat penale të ?Prishjes së rendit dhe qetësisë publike? dhe ?Kundërshtim të punonjësit të rendit publik?.

Pas përfundimit të protestës policia ka sekuestruar disa bidona plastikë të mbushur me bojë që u hodhën në drejtim të policisë, por edhe sende të forta që u përdorën në protestë. Gjithashtu, protetuesit qëlluan edhe me kapsolla dhe sende të  tjera të forta në drejtim të forcave të rendit, ku për pasojë dy punonjës mbetën të lënduar. Nga ana tjetër, 8 protestues kërkuan ndihmën e parë mjekësore nga gazi lotsjellës që hodhën forcat e Gardës së Republikës në drejtim të tyre. Protesta e opozitës zgjati rreth 3 orë, për aq kohë sa Kuvendi zhvilloi seancën plenare ku u miratua struktura për organet e KLGJ dhe KLP.

Tv Klan