Shqiptarët nuk para hapin rrugë kollaj, e kësaj shprehje më së miri mund ti japim kuptim teksa udhëtojmë rrugëve të kryeqytetit. Por përveçse për qytetarët, trafiku i rënduar dhe bllokimi i rrugëve shpeshherë është kthyer në një problem shqetësues edhe për ambulancat, të cilat janë në luftë të vazhdueshme me kohën.
Por sa të vështirë e kanë ambulancat të qarkullojnë në Tiranë? Report Tv ka bërë një vëzhgim për ta bërë më evident këtë problem dhe për të ndërgjegjësuar të gjithë ata qytetarë që shpeshherë tregohen kokëfortë duke mos hapur rrugën. Ne shoqëruam ekipin mjekësor të urgjencës së QSUT, për treguar sfidat e përditshme.
Një pacient ka kërkuar ndihmën e urgjencën në "Rrugën Bardhyl". Që në kryqëzimin e parë ambulanca ka mbetur e bllokuar prej disa minutash si pasojë e trafikut. Për të mbërritur në rrugën Bardhyl u deshën 10 minuta për të mbërritur, nga qendra Spitalore "Nënë Tereza".
Shoferi: ?U futëm drejt dhe jemi të detyruar të ecim me qindra metra dhe të ecim mbrapsht, në çdo orë të ditës dhe në çdo situatë, nuk ka rëndësi nëse është shi apo diell. Vështirësia është gjithmonë, rrugët nuk janë shumë të përshtatshme për të kaluar, në të gjitha lagjet e Tiranës është ky problem, plus dhe qytetarët që parkojnë keq. Na pengon ndonjëherë të japim ndihmën e duhur, problemet janë nga më të ndryshmet?.