Makinat e vjetra, qeveria i ndalon në dhjetor dhe i lejon në shkurt - News, Lajme - Vizion Plus

2019-02-27 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Qeveria duket e paqartë për sa i përkët lejimit të importiti të makinave të vjetra që ndotin mjedisin. Brenda një harku kohor prej tre muajsh, qeveria ka ndërrruar dy herë qëndrim. Në dhjetor u vendos që nuk do të importoheshin më makina me vit prodhimi 2008. Argumenti ishte se ato janë shkaktare kryesore te ndotjes. Por sot ky argument nuk vlen dhe aq shumë dhe qeveria vendosi që të lejoje importin e automjeteve të prodhura pas vitit 2005.Ndonëse ky vendim ka hasur në kundërshtimin e minsitrisë së mjedisit, pasi këto makina rëndojnë nditjen e ajrit, qeveria nuk i mori në kosideratë argumentet. Paralelisht me këtë fakt, vendimi parashikon që të zhbllokohet situata edhe për ato automjete që kanë mbetur në pikat kufitare, pasi nuk arritën të zhdoganoheshin nëShqipëria duket se është vendi i vetëm në europë por edhe në rajon që lejon importin e makinave kaq të vjetra.Vendet fqinjë si Maqeëdonia Bonja apo dhe Mali i Zi lejojnë automjetet deri në 7 vite përdorim, që i korrepspondojnë standardit të emetimit të gazrave Euro 5. Përjashtim bën vetëm Kosova e cila lejo Euro4, por vendi fqinjë aplikon taksa më të larta për këto lloj automjetesh me tendecë dekurajimin e importimit të tyre.