Dhuna ndaj mjekëve/ Manastirliu në Kavajë: Të vendosur të zbatojmë regjimin e ri në spitale

2019-02-27 0

?Jemi të vendosur për të zbatuar regjimin e ri në spitale, duke kufizuar vizitat e familjarëve dhe duke i ndaluar ato ne shërbimet e urgjences?. Nga Kavaja, ku vijoi konsultimet, në kuadër te turit të takimeve të hapura me qytetarët, mjekët dhe infermierët, Ministrja Manastirliu theksoi se ndryshimi vjen së pari nga bluzat e bardha. ?Është koha të vendosim një marëdhënie të re mjek-pacient dhe të zbatojmë regjimin e ri në spitale, me zbatimin rigoroz të disiplinës dhe rregullit?, tha Manastirliu gjatë takimit me stafin mjekësor të spitalit të Kavajës.

Mjekët kërkuan mbrojtje dhe mbështetje për të kryer detyrën e tyre me dinjitet, pasi incidenteve te fundit ne Tirane dhe Durres. ?Mos prisni qe ndryshimi të vijë nga lart. Ndryshim e bëni ju të parët. Nese ju i respektoni rregullat, komunikoni me kujdes me qytetarët, patjetër do të gjeni mirëkuptimin e tyre?, u shpreh Ministrja Manastirliu. Sipas urdhrit të Ministres për të gjitha spitalet në vend, vizitat e familjarëve në shërbimet me shtretër, do të kryhen dy herë në ditë, paradite nga ora 12:00 - 13:00 dhe mbasdite nga ora 17:00 -19:00. Ndërsa vizitat në shërbimin e reanimacionit spitalor për familjarët e pacientëve të shtruar në reanimacion do të kryhen dy herë në ditë në orën 11:00 ? 12:00 dhe 18:00 ? 19:00.

Spitalet universitare, rajonale dhe bashkiake do të marrin masa të vendosin disiplinimin dhe rregullin në shërbimet e urgjencës, duke mos lejuar prezencën e personave të pa-autorizuar që nuk marrin shërbim shëndetësor, duke krijuar ambiente te posaçme për pritjen e familjarëve dhe komunikimin me mjekët, por nuk do të lejojnë familjarë në ambjente ku ofrohet shërbimi I urgjencës. Përjashtim bën rasti kur mjeku vlerëson praninë e një familjari.

Free Traffic Exchange