Kuvendi miraton strukturën e re të drejtësisë/ PS-së i shtohet edhe një deputet

2019-02-26 0

TIRANE-Jashtë protesta dhe incidente (lexo ketu), ndërsa brenda parlamentit vijoi normalisht seanca plenare me vetëm deputetët e shumicës, pasi opozita u dorëhoq. Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme, pasi ndodhej në një takim në Lushnje, ndërsa seanca vijoi me diskutimet për rreth tre orë, nga 17:00-20:00.

Në përfundim të seancës 72 deputetët e shumicës që ishin të pranishëm miratuan strukturën e re të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, dy organe mjaft të rëndësishme për funksionimin e drejtësisë së re. Personeli i KLP-së do të përbëhet nga 65 persona, ndërsa për KLGJ-në numri i personelit do të jetë 125.

Gjithashtu u votuan edhe projektvendimet e tjera. E ndërsa në seancën e sotme nuk ishin të pranishëm deputetët e opozitës që nuk hoqën dorë nga mandati, Mylsim Murrizi dhe Lefter Koka, grupit të shumicës i është shtuar edhe një deputet.

Bëhet fjalë për Dritan Bicin, i cili pas largimit nga PDIU-ja ishte i pavarur, ndërsa tani i bashkohet shumicës. Zhvillimi i seancës së sotme erdhi pas vendimit të Konferencës së Kryetarëve në mëngjes për të zëvendësuar atë të së enjtes së kaluar që u shty nga frika e incidenteve nga protesta e opozites