Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se parlamenti do të rrethohet nga opozita cdo ditë që shumica ta mbledhë për seancë.
"Sot frikacakët përdhosën për të disatën herë selinë e Kuvendit. Këta treguan se nuk janë përfaqësues të popullit, por të të Abdylajve, Habilajve dhe kriminelëve. Nuk ekziston respekti për votuesit e tyre socialistë, por për Vangjushin dhe të gjithë kriminelët e tjerë që përdorën paratë e drogës për të bërë Edi Ramën kryeministër. Nuk mbetet gjë tjetër për të thënë vetëm 'Rama ik, Rama ik'. Fenomeni i Ramës, nuk duhet ta shikojnë më sytë e shqiptarëve, pasi largoi 400 mijë shqiptarë nga Shqipëria, që shkatërroi ekonominë shqiptare për të pasuruar 5 njerëz. Ai parlament i cili është thjeshtë krenaria e Ramës, do të jetë turpi i shqiptarëve. Prezanca jonë do të jetë cdo ditë kur ajo seli e parlamentit, më parë ka qenë foltorja e fjalës së lirë, nuk do të jetë e lirë nga rrethimi që populli do i bëjë asaj. Do ta rrethojmë cdo ditë sa herë do të bëjnë seancë" deklaroi Kryemadhi.