Report Tv-Basha hap protestën e opozitës: Policia të arrestojë hajdutët e këtij vendi

2019-02-26 0

Simpatizantët e PD-së janë bashkuar me liderët e saj, përpara selisë blu prej ng aku janë nisur drejt Parlamentit, ku po mbahet tubimi i opozitës. Kryedemokrati Basha ka nisur protestën me akuza drejt qeverisë Rama.

"Zëri juaj do të rikthehet në ligj. Kjo është një betejë që do të cliroje vendin nga klika mafioze dhe nga makthi i përjetëshëm. Ky është një bashkim që do të clirojë udhëtimin europian të Shqipërisë. Vëllezër dhe motra me unifromë ju duhet të arrestoni hajdutët dhe nxirrini me pranga nga Kuvendi. Asnjë fasadë nuk pi më ujë. Edi Rama është shkaktari i varfërisë", tha Basha.