Ndërpritet ndriçimi publik përpara parlamentit, makina e ujit gati për të shpërndarë turmën
Pas shpërndarjes së turmës me gaz lotjellës është ndërprerë edhe ndriçimi publik përpara parlamentit. Ndërkohë makina e hedhjes së ujit është afruar pranë zonës së protestës për të shpërndarë turmën e protestuesve që janë afruar sërish në zonën e protestës bashkë me liderët opozitarë.
Ndërkohë garda e Republikës bën thirrje për ruajtje të rëndit dhe sigurisë.