Ora News – Shpëtojnë Kryebashkiakët me 3 mandate, Zguri rrëzon propozimin e PS-së

2019-02-26 0

#oranews #kqz #mbledhje
10 ditë para përfundimit të afatit të regjistrimit të kandidatëve për zgjedhjet vendore, PS ka nisur projektin për të ndaluar futjen në garë të bashkiakëve që kanë më shumë se tre mandate. Vendimi është diskutuar në KQZ ku është rrëzuar për shkak të mungesës së numrit të duhur të votave. Nëse projekti do të votohej, nga PD do ti ndalohej rikandidimi Xhelal Mziut dhe Fiqiri Ismailit, ndërsa prej PS do të përjashtoheshin 5 emra.

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, me votën kundër rrëzoi propozimin e Partisë Socialiste për moslejimin e kandidatëve të Kryebashkiakëve në zgjedhjet lokale më shumë se tre mandate radhazi.

Udhëzimi që kërkonte 5 vota për të hyrë në fuqi pritet të ankimohet nga maxhoranca në Kolegjin Zgjedhor.

Në propozimin e bërë, Partia Socialiste është mbështetur në ligjin për vetëqeverisjen vendore të miratuar në vitin 2015.

Përfaqësuesit ligjor të PD në KQZ e kundërshtuan nismën me argumentin se ligji nuk mund të ketë efekt prapaveprues.

Ivi Kaso: Ky akt është i barsur që para se të vinte në këtë tavolinë me sensibilitet politik nga një forcë politike. Nuk e ka këtë problem me të zgjedhurit e saj vendor pasi vetëm dy të zgjedhur vendor të cilët i ka përballen me probleme të tjera shumë më të mëdha që i lidhin ato drejtëpërdrejtë me krimin e organizuar.

Eridian Salianji: Janë më shumë kryetarët e bashkive të PS që u kufizohet kjo e drejtë për të rikandiduar sesa PD-së. Por Ne e lexojmë ligjin qartë.

Mazhoranca ka 5 kryetarë Bashkie që kanë 3 apo më shumë mandate në krye të bashkive, në Durrës Vangjush Dako, në Maliq Gëzim Topçiu, Adriatik Zotkaj në Poliçan, Shuaip Beqiri në Konispol dhe në Elbasan Qazim Sejdini, i vetmi cili është tërhequr nga kandidimi për zgjedhjet e 30 qershorit.

Propozimi i mazhorancës rrezikonte edhe dy kryetarë bashkisë të PD, Xhelal Mziu në Kamëz dhe Fiqiri Ismaili në Vorë.

Më herët Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi kandidatët e listës së PD dhe LSI se kanë 10 ditë kohë për të plotësuar formularët e vetëdeklarimit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kqz-rrezon-propozimin-e-ps-se-kryebashkiak-dhe-me-me-shume-se-tre-mandate
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz