Vrau kunaten ne Koder Sharre, pranga autorit

2019-02-26 4

Dy javë pas vrasjes së Lirie Xhepës në Kodër Sharrë në kryeqytet, policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar. 39-vjeçari Dashamir Xhepa është arrestuar në një hotel në qytetin e Peshkopisë. Në pranga ka rëndë dhe pronari i këtij biznesi, Mensut Sula, i cili akuzohet se ka përkrahur autorin e krimit. Mësohet se 39-vjeçari kishte plan të largohej në mënyrë ilegale jashtë Shqipërisë, por është mbajtur nën vëzhgim nga policia, duke e vënë në pranga ditën e sotme.

Lirie Xhepa u qëllua për vdekje me 3 plumba pistolete më 13 Shkurt, shumë pranë banesës së saj. Ajo u gjet e pajetë mes shkurresh nga banorët e zonës së Kodër Sharrës. Pak orë pas krimit, policia shpalli në kërkim kunatin e 49-vjeçares, Dashamir Xhepën, ndërsa ka dyshime se autori me viktimën kanë patur lidhje dashurie.

Lirie Xhepa ishte nënë e katër fëmijëve dhe prej 10 vitesh bashkëshorti i saj ishte ndarë nga jeta. Mbi Dashamir Xhepën rëndojnë akuzat për ?Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare? dhe ?Armëmbajtje pa leje?, ndërsa në ngarkim të bashkëpunëtorit të tij është ngritur akuza ?Përkrahje e autorit të krimit?.

Tv Klan