Mesic: Serbia fajtore per zvarritjen e dialogut

2019-02-26 0

Ish-Presidenti kroat, Stipe Mesiç bën përgjegjëse Serbinë për zvarritjen e dialogut me Kosovën. Në një intervistë për Klan Maqedoninë, Mesiç akuzon qeverinë serbe se përdor standarde të dyfishta në problemet që ka me fqinjët.

"Problemi është Beogradi që po të marrim si shembull Bosnjen, mbështet unitetin e këtij vendi. Por po ashtu mbështet për çdo gjë edhe Milorad Dodikun, liderin e serbo-boshnjakëve që nuk e njeh Bosnje Hercegovinën. Pak a shumë të njëjtën sjellje ka edhe ndaj Prishtinës dhe botës shqiptare dhe hiqet sikur nuk i kupton faktet historike".

Mesiç thotë se Pavarësia e Kosovës është fakt dhe Serbia herët a vonë duhet t?a pranojë. Sipas tij, vetëm pasi kjo të ndodhë Kosova dhe Serbia mund të diskutojnë për kufij si shtete të pavarura.

"Arkitektura e vendeve evropiane, përfshirë këtu edhe Kosovën, ka përfunduar. Asnjë kufi nuk është deri në fund ?letër e shenjtë? që të mos mund të ndryshojë diçka, por së pari duhet njohur shtetin me të cilin bisedohet".

Marrëveshja e Kosovës dhe Serbisë, bashkë me atë mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, sipas ish-presidentit kroat, janë dy zhvillime që hapin një epokë të re në Ballkanin Perëndimor.

Tv Klan

Free Traffic Exchange