Me rëndësi është që puna e Prokurorisë Publike Speciale të vazhdojë. Kështu vlerëson ambasadori i SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Xhes Bejli. Në emisionin 360 gradë në ALSAT, Bejli theksoi se rastet e hapura nga përgjimet duhet të shkojnë deri në fund.