Seanca plenare e së enjtes, me vendim të Konferencës së Kryetarëve u zhvendos pasditen e kësaj të marte. Vendimi i mazhorancës u pa nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj, si lëvizje taktike për të shmangur protestën dhe tregues frike, por numri dy i socialistëve sqaroi se mbledhja e Parlamentit nuk kishte lidhje me aksionin opozitar.