LSDM-ja nuk do ta presë BDI-në për president konsensual?

2019-02-26 0

Deri të premten LSDM-ja do të përcaktojë emrin e kandidatit për president, i cili do të zyrtarizohet më pas në kongresin partiak të 3 marsit. Edhe pse partitë në pushtet këmbëngulin se zhvillimet e fundit nuk kanë ndikuar në negociatat për presidencialet, situata paraqitet krejt ndryshe. Në BDI nuk e kanë hapur debatin brenda partiak për kandidatin konsensual, ndërsa LSDM-ja jo zyrtarisht pritet të vendosë pa pritur qëndrimin përfundimtar të partisë së Ahmetit.