#oranews
Era e fortë e së shtunës nuk kurseu as Kishën e Shën Venerandes në Balldren të Lezhës, monument kulture i kategorise së parë. Ky objekt mjaft i rëndësishem kulti ka pësuar dëmtime. Çatia e saj është thyer në pjesen veriperëndimore që rrezikon dëmtimin e mëtejshëm nga agjentet atmosferikë.
Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare verifikuan dëmin dhe vlerësimin e situatës. Ata kanë saktësuar se dëmtimi i kishës 800-vjeçare ka ardhur nga elemente të objekteve të tjera përreth kësaj kishe që janë marrë nga era e forte dhe kanë goditur më pas çatinë e këtij objekti kulti.
Specialisti Helidon Sokoli ka bërë të ditur se menjëherë do të merren masat për riparimin e dëmit, ndërsa ka shtuar se vetë objekti do ti nënshtrohet ndërhyrjes brenda këtij viti.
Në qarkun e Shkodrës, bujqësia është sektori më i prekur.
870 dynym të mbjella me perime që në pranverë do të dilnin në treg janë dëmtuar, duke shkaktuar humbje të mëdha për fermerët.
Shumica e fermerëve janë të pasiguruar, ndaj tashmë kërkojnë mbështetje, ndërsa strukturat e shtetit janë ende në fazën e evidentimit të dëmeve
Dëmtime të konsiderueshme pati edhe në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike, ndërsa pasoja ka edhe në shtëpi e biznese.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lezhe-era-demton-catine-e-kishes-800-vjecare
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz