Bejli: Është me rëndësi që puna e PSP-së të vazhdojë

2019-02-26 0

Ambasadori Xhes Bejli, e vlerëson tejet të rëndësishme vazhdimin e punës së Prokurorisë Speciale, pavarësisht nëse e njëjta do të jetë pjesë e Prokurorisë Publike ose jo. Bejli thotë se të gjitha rastet që janë të hapura dhe që kanë të bëjnë me përgjimet duhet të marrin epilog konkret. Ai ndërkohë theksoi se shpreson se opozita në Maqedoninë e Veriut do të jetë konstruktive sa i përket mbështetjen së reformave ne vend.