Ora News - Skandal/ Ministrja Balluku i anulon papritur takimin ambasadorit norvegjez

2019-02-26 2

#oranews
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka shkaktuar një skandal të vërtetë sa i përket marrëdhënieve me jashtë.

Burimet kanë bërë të ditur se këtë të martë ishte parashikuar një takim me ambasadorin norvegjez Strand Sjaastad, i cili është paraqitur në mënyrë korrekte në orarin e përcaktuar në selinë e ministrisë. Por çuditërisht Sjaastad është përballur me një situatë të pakëndshme.

Burimet kanë bërë të ditur se atij i është bërë e ditur se takimi me ministren ishte shtyrë për një tjetër moment. Një rast i tillë mund të konsiderohet i paprecedentë në marrëdhëniet me ambasadat, të cilat kontribuojnë me mbështetjen me projekte të ndryshme.

Edhe më herët ambasada norvegjeze ka krijuar mundësinë për bursa studimi për studentët shqiptarë. Një tjetër kontribut është dhe në mbështetjen e investimeve për energjinë e pastër dhe të rinovueshme.

Megjithatë pas marrjes së njoftimit ambasadori është larguar ministria, duke pranuar kështu njoftimin e njëanshëm dhe në momentin e fundit prej ministres, e cila ka vetëm një muaj në detyrë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/skandal-ne-ministrine-e-infrastruktures-ambasadorit-norvegjez-i-anulohet-takimi-papritur


Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz