Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka e quajti seancën e sotme plenare, ilegalitet, dhe shtoi se me këtë strategji nuk mund të arrijnë askund.
"Seanca që ishte njoftuar për të enjten është mbledhja e një parlamenti ilegjitim që mblidhet në ilegalitet, për të shpëtuar kokën e Edi Ramës, politikisht flas. Sot të jenë të bindur se me këtë strategji nuk do arrijnë kurrkund. I kemi bërë thirrje të gjithë atyre që kërkojnë largimin e Ramës të vijë përpara parlamentit"
Lidhur me deklaratën e Taulant Ballës, cili u shpreh se opozita largohet se ka frikë nga drejtësia, Paloka tha se maxhoranca nuk ka më argumente dhe po kalon në banalitet.
"Banalitetet e Taos, që kemi frikë nga drejtësia ne që dorëzojmë imunitetet paskemi frikë. ata nuk kanë më argumente"
Paloka komentoi dhe për deklaratën e ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca i cili bën thirrje për tubim paqësor, duke cituar kreun demokrat, Lulzim Basha që i ka kërkuar ndërkombëtarëve të mos kërkojnë për vendin tonë atë që nuk do e donin për vendin e tyre.
"Ne kërkojmë që t'i krijojmë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk mund të marrin më asnjë vendim në emër të shqiptarëve, por vetëm në emër të bandave. Nuk ka më parlament.
Protestat janë të qytetarëve. Të huaj të mos i kërkojnë shqiptarëve atë që nuk duan për popujt e tyre", deklaroi Paloka.