Ambasadori i BE-së, në Shqipëri, Luigji Soreca ka folur sot për mediat përpara mbajtjes së seancës plenare në orën 17:00, kohë në të cilën opozita ka njoftuar se do të protestojë përpara parlamentit. Ai i bëri thirrje dy palëve të dialogojnë dhe kërkoi nga opozita të mbajë një protestë paqësore pa përdorimin e dhunës, pasi kjo sipas tij ndikon negativisht në imazhin e Shqipërisë.
"Ne presim si qeveria dhe opozita të angazhohen në një diskutim konstrëktiv. Qeveria duhet të punojë për të përmbushur detyrimiet përfshirë ktu dhe kriteret për anëtarësimim në BE. Opozita duhet të reagojë pa dhunë. Ne e kemi bërë këtë thirrje. Ky vend duhet të jetë parlamenti. Opozita nuk duhet të bojkotojë parlamentin. Javën e fundit thashë se vendimi për të djegur mandatet mund të kishte krijuar një paqartësi në vend. Do duhet kohë përpara se të vijë kjo siguri nga KQZ. Ja përse thamë se djegia e madateve do të ishte kundërprodhuese për demokracinë. Mirëpresim që ccdo protestë të jetë paqësore dhe jo me dhunë pasi kjo nuk është gjë e mirë për reputacionin e Shqipërisë.
Komisioni i Parlamentit Europanin për çështjet e jashtme do të jetë në Tiranë. Do të bëjnë një vlerësim përpara zgjedhjve të qershorit. Ata do takohen me përfaqësues të maxhorancës, opozitës. Do të ketë një konferëncë për shtyp të enjten paradite. Mendoj se kjo vizitë është e rëndësishme, ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm edhe në të shkuarën.
Ata do t'i dëgjojnë të dyja palët dhe ne do të bëjmë një vlerësim përpara zgjedhjeve të qershorit", deklaroi Soreca.