EKSKLUZIVE/ Parkimet në Vlorë, prokuroria: Ja si Gjika favorizoi fituesin, zyrtarët e akuzuar

2019-02-26 3

Një kompani offshore me përfaqësues Bashkim Shalla, e rregjistruar në mënyrë të dyshimtë në shtetin e Delaware USA e quajtur ?Tis Holding LLC? së bashku me kompaninë izraelite ?On Track Innovations L.T.D?, janë në verifikim e sipër nga prokuroria e Vlorës, pasi prokuroria ka krijuar dyshime të forta se kanë përfituar konçesionin e parkingjeve në Vlorë me dokumenta të falsifikuara. Këto dyshime janë krijuar, gjatë hetimeve të kryera nga dy prokurorët e çështjes Albert Kuliçi dhe Ardian Ylli, të cilët në 20 shkurt konkluduan në dërgimin e një pjese të dosjes në gjykatë duke, marë të pandehur 8 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të bashkisë së Vlorës, mes tyre dhe kryetarin e kësaj bashkie Shpëtim Gjika.

Hetimi i prokurorisë së Vlorë çoi në ndjekje penale për akuzën e ?Shpërdorimit të detyrës? të gjithë anëtarët e komisionit që ishte ngarkuar për krijimin e kushteve të dhënies së konçesionit të parkingjeve në 25 rrugët e Vlorës. Më konkretisht janë marë të pandehur Ardian Musta, me detyrë ish-nën/kryetar i bashkisë Vlorë njëherësh dhe ish-drejtor i shërbimeve Publike në këtë bashki. I pandehur është marë dhe Ilir Banushi, dhe më tej Arben Beqiraj me detyrë zv/kryetar i bashkisë Vlorë. Nën akuzë është marë dhe Taulla Zanaj me detyrë Drejtor i Financës në bashkinë e Vlorës, Gentian Sherifaj zyrtar pranë drejtorisë së Urbanistikës në këtë bashki, Merita Mema dhe Petro Thanasko. Sipas përfundimit të hetimit kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar dy kompanitë Offshore ?Tis Holding LLC? dhe ?On Track Innovations L.T.D?, në fitimin e konçesionit 15 vjeçar për parkingjet në rrugët e Vlorës. Dy kompaninë nuk kanë bërë asnjë investim në rrugët e Vlorës, ndërkohë pas dy muaj kontrata mes tyre dhe bashkisë është prishur. Nga verifikimet e prokurorisë personi që fshihet pas dy kompanive është Bashkim Shalla, i cili konsiderohet si mik i Kadri Veselit në Kosovë dhe disa politikanëve në Shqipëri.

Tashmë çështja e konçesionit të parkingjeve në rrugët e Vlorës ka përfunduar në gjykatën e Arbitrazhit, ku dy kompanitë Offshore i kërkojnë bashkisë së Vlorës një vlerë financiare prej 20 milion euro.

Free Traffic Exchange