#oranews
Pesë makina janë djegur në një garazh në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (26 shkurt) në zonën e Ujit të Ftohtë. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Mësohet se dy prej automjeteve janë të drejtorit të Shërbimeve në Bashkinë e Vlorës, Gent Sherifit dhe bashkëshortes së tij.
Siç raporton gazetarja e Ora News, Jerola Ziaj objektivi ka qenë pikërisht makina e zyrtarit të bashkisë, ndërsa makinat e tjera janë djegur nga shpërthimi i flakëve në makinën e parë.
Pritet që të bëhet sekuestrimi i kamerave të sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve, edhe pse është e vështirë, pasi në këtë zonë kamerat e sigurisë janë shumë të pakta.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz