Pesë makina janë djegur gjatë natës në zonën e "Ujit të Ftohtë" në qytetin bregdetar të Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, rreh orës 01:00. Dyshimet paraprake të policisë janë që kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme. Një prej makinave që është shkrumbuar thuajse totalisht, është e një punonjësi të bashkisë së Vlorës.
Në momentin kur i është vënë zjarri makinat kanë qenë të parkuara pranë njëra-tjetrës.