Pjesa e dytë dt 25 SHkurt Pa Gjurme- Kërkon ish burrin në studio/ Historia e Xhelal Malikut dhe dy grave të tij
Me kohë në Shqipëri, në traditën e disa prej zonave veriore, ka ekzistuar martesa në djep, kur martesat lidheshin sipas normave të së drejtës zakonore. Sikundër kemi parë e dëgjuar, histori të pazakonta edhe në kohët modern, ku në mjaft vende të lindjes së largët, martesa e të miturve është kthyer tashmë në një fenomen. Kjo histori që vjen sot në ??Pa gjurmë?? ka një piktakim me të tilla forma të lidhjes, së të rinjve që në moshë të vogël. Por ndryshe nga sa përmendëm më herët, dashuria e Ritës me Xhelalit nuk ishte marrëveshje mes familjesh por ishte një dashuri që lindi mes një 12 vjecareje dhe një 14-vjecari. Xhelal Maliku e merr nusen e tij të mitur për të jetuar në Kukës. Xhelali punonte si kovaç ndërsa u binte edhe disa veglave muzikore. Familja Maliku ishte një familje e madhe, por e varfër, ndërsa jetonin në ekstremet e mbijetesës. Një shtëpi e ndërtuar me kallama, me orendi prej kashte. Cifti ishin te rinj dhe pse Xhelali ishte shumë xheloz ndaj së shoqes Rita, marrëdhënia e tyre shkonte mirë.
Nga kjo martesë erdhi në jetë vajza e tyre e parë Nexhmie në vitin 1981. Kur vajza ishte thuajse 3 muajshe Xhelallit i vjen letra për të kryer shërbimin ushtarak. Ishte 18 vjeç kur ai ikën në Morinë për të kryer shërbimin ushtarak, por Xhelali nuk jetonte dot pa Ritën, duke thyer çdo rregull ai kërkon ta marrë Ritën me vete, dhe në tentativë ai plagos një nga oficerët që kishin ardhur për ta kthyer në repart. Pas kësaj Xhelali tenton të vetëmbytet në lumin Valbonë, por fatmirësisht shpëtohet nga fshatarët e zonës. Ai dënohet me 3 vite burg në Torovicë të Lezhës. Pasi kreu dënimin familja e bashkëshortes nuk e pranoi Xhelalin, ndaj Rita vendos ta lë vajzën dhe të iki me të për të jetuar në familjen e tij në Kukës. Por nuk ishte kaq e lëhtë për Ritën, rikthimi në familjen Maliku, pasi ajo nis të keqtrajtohet pasi konfliktohet me prindërit e bashkëshortit. Pavarësisht konflikteve dashuria mes çiftit vijonte të ishte e njëjta, Rita solli në jetë dhe dy vajzat e tjera Shqipen në vitin 1984 dhe Rovenën në vitin 1986.
Jeta vazhdon, por me Xhelalin ishte e vështirë pasi ai bie sërish në burg dhe jetesa për nënën e tre vajzave ishte bërë gjithnjë e më e vështirë. Kjo e bëri Ritën të kërkonte mbështetje tek familja e saj, e braktisur nga fati, ajo nuk gjen mbështetje askund. As tek motrat të cilat e mbajtën vetëm nga një natë, pasi ishin të martuara, as tek nëna në Fush Krujë pasi ajo ishte rimartuar pas vdekjes së të atit. E detyruar nga pamundësitë dhe nga mungesa e një strehe të ngrohtë, ajo martohet për të dytën herë me Qemal Xhafën. Martesë nga e cila ajo ka edhe dy djem. Xhelali del nga burgu dhe kërkon Ritën, por kjo e fundit nuk pranon. Ajo tashmë e kishte nisur jetën nga e para. Xhelali ia merr vajzat Ritës, të cilat jetojnë me të atin për pak kohë. Ishte viti 1995 kur Rita mëson se ish-bashkëshorti i saj ishte rimartuar dhe kishte ...