#oranews
Në Suedi gjyshërit që kujdesen për niprit dhe mbesat do të paguhen nga qeveria. Për Shqipërinë nisma duket e pamundur por gjyshërit shqiptarë thonë se do të mirëprisnin një nismë të tillë.
Në Suedi qeveria ka nisur pilotimin e një programi që parashikon të shpërblej financiarisht gjyshërit që kujdesen për nipërit dhe mbesat. Programi do të nise tek afro 1 mijë familje dhe mendohet se rroga bazë do të jetë rreth 700 euro.
Implementimi i këtij programi është i vështirë të zbatohet në Shqipëri, për shkak edhe të fondve që kërkon, por gjyshërit shqiptarë thonë se do të mirëprisnin një nismë të tillë.
"Veprim shumë i mirë për gjyshërit që mbajnë niprat dhe mbesat"
"Më duket pak e pabesueshme për ketu tek ne"
"Nëse do zbatohet mirë do ishte se pensionin e kemi të ulët"
Për shkak të angazhimit të prindërve, shpesh janë gjyshërit ata që marrin kujdestarinë e nipërve dhe mbesave, të paktën për disa orë gjatë ditës. Gjyshërit thonë se pavarësisht lodhjes dhe vëmendjes që duan të vegjlit ata marrin shumë kënaqësi.
"Ne i marrim nga shkolla dhe i shëtisim"
"Edhe lodhje dhe kënaqësi të mbash nipërit dhe mbesat"
Gjyshërit që kujdesen për nipërit kanë tendencën të jetojnë më gjatë, ndërsa fëmijët që rriten në prehërin e tyre përjetojnë një zhvillim më të shpejtë emocional.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/page-gjysherit-qe-kujdesen-niperit-dhe-mbesat-po-ne-shqiperi
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz