Mandatet e opozitës, KQZ i kthen listën Kuvendit - News, Lajme - Vizion Plus

2019-02-25 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të opozitës i është drejtuar me një kërkesë Kuvendit që të bëjë specifikimet për vakancat.KQZ-ja ka kthyer një tjetër kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë, për të marrë më tepër shpjegime prej tij mbi dokumentet e dërguara lidhur me dorëheqjen e deputetëve të opozitës nga mandatet. Në kërkesën e saj kërkon saktësimin, pasi janë vërejtur paqartësi në specifikimet ligjore në dokumentin ku kërkohet nisja e procedurave për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr.Ndër të tjera bëhet me dije se në njoftimin e KQZ, theksohet se 56 kërkesat për dorëheqjen e të deputetëve të opozitës nuk janë korrekte, pasi në to nuk përcaktohet krijimi i vakancave, sikundër parashikon ligji zgjedhor.Për referencë, në shkresën që Kuvendi i ka dërguar KQZ më datë 7 Maj 2018, pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri, i kërkohej KQZ-së zëvendësimi i deputetit Tahiri me kandidatin e listës së Partisë Socialiste, pas konstatimit të vakancës. Ndërkohë në dokumentet që i janë dërguar Komisionit për zëvendësimin e deputetëve të opozitës, nuk specifikohej krijimi i vakancës.Gjithashtu në kodin zgjedhor përcaktohet formula e zëvendësimit të deputetëve që kanë vendosur të ndërpresin mandatin. Ligji thekson se mandatet e dorëzuara nga deputetët plotësohen me kandidatët pasues të listës shumëemërore.

Free Traffic Exchange