Këshilltari i Merkelit ndihmon qeverinë për fondet

2019-02-25 0

Këshilltari special që e dërgoi kancelarja gjermane, Angela Merkel sot filloi angazhimin e tij në vend. Valter Defa i cili vite me radhë ishte përfaqësues i Gjermanisë në Komisionin Evropian, pritet ta ndihmojë Qeverinë për të siguruar qasje më të mirë tek fondet evropiane dhe zbatimin e reformave në ekonomi. Detyra e tij e parë do të jetë skanimi i gjendjes në ekonomi që të vërtetohen reformat më primare. Sipas zëvendës/ kryeministrit Koço Angjushev, këshilla e parë që sot Defa e ka dhënë para përfaqësuesve qeveritar është se patjetër duhet të intervenohet menjëherë pasi për vendin për momentin flitet mirë në botë.