Deputetët e mazhorancës kanë vendosur që të përmbysin nismën e Këshillit të Ministrave në Ligjin për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat, ku ndalohet që pas datës 1 Korrik të këtij viti të bëhen oferta të pakërkuara në të gjitha fushat, me përjashtim të porteve, aeroporteve dhe energjisë.
Në seancën e Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, socialistët janë ndarë në dy pjesë, ku një shumicë votoi propozimin e deputetit Ilir Beqja, që ofertat e pakërkuara të ndalohen vetëm për 2 vjet e gjysmë e më pas të aktivizohen sërish.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Financave u kërkuan deputetëve që të qëndronin në variantin e tyre, pasi nisma ligjore ishte pjesë e një konsultimi të gjatë, edhe me Fondin Monetar dhe Bankën Botërore.
Vetëm tre deputetë të këtij Komisioni mbrojtën variantin e qeverisë, ndërsa pjesa tjetër bëri ?opozitën?, e cila pas braktisjes së mandateve nuk ka më fuqi në vendimmarrje. Raporti i Komisionit për të vendosur një moratorium vetëm për 2 vjet e gjysmë për propozimet e pakërkuara në fushën e PPP-ve do t?i dërgohet për votim Kuvendit në seancë plenare.
Tv Klan