Spasovski: Numri i të zhdukurve ka shënuar rënie, nuk ka vend për panik

2019-02-25 0

Ministria e Brendshme këmbëngul se numri i personave të zhdukur nuk është shqetësues dhe se lajmet për rrëmbimin e qytetarëve me qëllim të trafikimit të organeve janë të rrejshme. Sipas mjekësisë ligjore dhe organeve hetuese shumica e të gjeturve janë vetëvrarë. Raportet zyrtare të policisë tregojnë se në pesë vitet e fundit në nivel vendi, për çdo ditë ka humbur nga një person.