Ora News - Portali “Infermierë për Shqipërinë”, manipulime me pikët e testimit

2019-02-24 2

#oranews

Portali ?Infermierë për Shqipërinë? ka sjellë problematika për aplikantët. Infermierëve aplikues iu janë ndryshuar pikët për të mos qenë fitues. Akuzat bëhen publike nga kreu i Shoqatës, Elson Jaçaj, i cili tregon edhe presionin e infermierëve për të mos bërë publike këto çështje.

Portali ?Infermierë për Shqipërinë?, ka sjellë manipulime me pikët e testimit të infermierëve.

Pas publikimit të pikëve të grumbulluara në testim, infermierët kanë treguar se procesi nuk është transparent.

Publikimi i një liste, fshirja dhe ripublikimi i një liste tjetër me pikë më të ulëta për të testuarit, është ajo se çfarë ka sjellë edhe shqetësimin për infermierët.

Jaçe: Ditën e parë doli një listë fituesish dhe pas disa orësh u ndryshua lista e fituesve, duke nxjerrë të njëjtët persona por me pikë më të ulëta apo persona të tjerë që nuk figuronin në listën e parë që edhe vetë apikantët na kanë deklaruar që nuk i kishin parë në dhomat e testimit.

Kreu i shoqatës, Elson Jaçaj, tregon se infermierët janë të frikësuar për të bërë publike shqetësimet e tyre, pasi shumica kanë pasur presione të ndryshme.

Jaçe: Ata thonin që po na bëhet një presion i madh. Ato thonin do keni prap kohë për të aplikuar, janë probleme që ndodhin. Është një frikë tek këta, pasi rrezikojnë të ngelen pa punë.

Portali, i cili është krijuar për punësimin e infermierëve, tanimë po krijon një kaos me tyre, duke lënë në listë edhe infermierë që kanë më shumë se dy vite që presin të punësohen.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/portali-infermiere-shqiperine-manipulime-me-piket-e-testimit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz