Report Tv - Rama: Pas djegies së mandateve asnjë debat televiziv me ish-deputetët e opozitës

2019-02-24 0

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar ministrave dhe deputetëve të tij të mos dalin në asnjë debat televiziv me deputetët e opozitës, të cilët tashmë kanë hequr dorë nga mandatet e tyre pas vendimit të opozitës së bashkuar. Shqiptarja.com mëson ekskluzivisht se me djegien e mandateve të opozitës, ka ndryshuar edhe strategjia e komunikimit nga ana e mazhorancës.

Kreu i qeverisë Edi Rama u ka përcjellë të gjithë ministrave dhe deputetëve porosinë për të mos dalë më në asnjë studio televizive me të ikurit.

"Ata s'janë më pala tjetër e parlamentit, po një grusht politikanësh pa norma, që meritojnë përbuzjen e votuesve të tyre dhe refuzimin tonë për të debatuar me ta jashtë parlamentit", mësohet të ketë thënë Rama gjatë një mbledhjeje me bashkëpunëtorët më të ngushtë.

"Për sharjet e shpifjet e tyre ata s'kanë nevojë për ne dhe kështu kontribuojmë kundër ndotjes së mjedisit publik, me debate shterpë pa asnjë vlerë", ka argumentuar kryesocialisti.