http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një 45 vjeçar është vrarë me armë zjarri mëngjesin e kësaj të diele në zonën e ish-kënetës, në Durrës.Viktima është identifikuar si Martin Ndreca, banues në këtë zonë.Sipas policisë autori i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë shtetasi Ndue Zefi, 37 vjeç banues po në zonën e Ish-kënetës.Mësohet se viktima dhe autori ishin miq mes tyre dhe se përpara se të ndodhte ngjarja ata kanë qenë duke konsumuar alkool sëbashku në një nga lokalet e zonës.Ata fillimisht janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin në lokal dhe fill pas këtij episodi autori Ndue Zefi është larguar për në banesën e tij ku ka marrë një armë tip kallashnikov dhe I ka zënë pritë viktimës.Ai qëlloi mbi viktimën pesë plumba, nga të cilët vetëm njëri e kapi në shpatull dhe që rezultoi fatal për të.Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë në lidhje me ngjarjen.Menjëherë pas mbërritjes në vendngjarje policia ka nisur hetimet si dhe ka shpallur në kërkim autorin.