Avioni i 'Blue Panorama' pëson defekt në ajër, pasagjeri për Report Tv: Thamë se vdiqëm

2019-02-24 10

Një avion i linjës ?Blue Panorama? me rreth 200 pasagjerë në bord që është nisur sot në orën 07:30 nga Tirana drejt Anconës ka bërë ulje të detyruar, pas një avarie në ajër.

Një defekt i ndodhur në avion ka ngjallur panik tek udhëtarët që këtë mëngjes ishin nisur të fluturonin nga Tirana për në Ancona të Italisë. Avioni i kompanisë "Blue Panorama" është nisur nga aeroporti "Nënë Tereza" në Rinas, por gjatë fluturimit, fare pranë nisjes, ka pësuar një defekt, që ka detyruar pilotin të bëjë ulje emergjente.

Në një lidhje direkte për Report Tv Abedin Mehmeti, një nga pasagjerët i cili udhëtonte sot me "Blue Panorama" tha se në avion kishte rreth 200 pasagjerë, mes tyre gra shtatzëna dhe fëmijë.

"Në orën 07:30 ishte nisja nga Tirana në Ankona. Doli një tym i cili trembi pasagjerët. Na njoftuan se duhet të zbresim. Ishim 200 veta në avion, kishte shtetzëna dhe fëmijë.

Na kanë kthyer si kutia jo si njerëz. Në kthim avioni humbi kontrollin dhe në thamë se vdiqëm. Piloti manovroi në mënyrë të zgjuar dhe shpëtuam.

Kam udhëtuar dhe herë të tjera me këtë kompani dhe është një kompani që nuk ja vlen më të hipësh aty. Nuk duhet të presim që të vdesin njerëz që të merren masa nga shteti", tha pasgjeri Abedin Mehmeti.